+389 75 405 905 Mon-Fri: 08:00 AM - 16:00 PM Shqip Македонски

Ofertat nga IHS+

Home care- IHS+

Ne jemi “MILENIUM”, në kuadër të së cilës funksionin shërbimi InHomeService+, një ndërmarrje sociale e përkushtuar, me misionin për të ofruar ndihmë dhe kujdes cilësor në shtëpi për të moshuarit. Me dashuri, përkujdesje dhe profesionalizëm, qëllimi ynë është të përmirësojmë cilësinë e jetës së përdoruesve tanë, duke u garantuar atyre siguri, dinjitet dhe ngrohtësi në shtëpitë e tyre.

Ekipi ynë përbëhet nga kujdestarë të certifikuar dhe me përvojë, të cilët punojnë çdo ditë në katër komuna për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe cilësore për ata që kanë më shumë nevojë. Çdo kujdestar është i trajnuar për t’iu përshtatur nevojave specifike të përdoruesve, duke ofruar mbështetje fizike, emocionale dhe praktike.

Me një ekip të përkushtuar, sjellim kujdes të ngrohtë, personal dhe profesional në çdo shtëpi.

Çfarë ofrojmë?

Shërbimet tona janë të përshtatura sipas nevojave të çdo përdoruesi dhe përfshijnë:

            •          Ndihmë në aktivitetet e përditshme, si veshja, ushqimi dhe ruajtja e higjienës personale.

            •          Shërbime shtëpiake, përfshirë pastrimin, gatimin dhe furnizimin me produkte të nevojshme.

            •          Mbështetje mjekësore, si ndjekja e terapisë, matja e tensionit të gjakut dhe ofrimi i shërbimeve të tjera shëndetësore bazë.

            •          Mbështetje psiko-sociale për të inkurajuar një jetë aktive dhe të plotë.

Përveç ofrimit të këtyre shërbimeve, si një qendër e licencuar, ne ofrojmë trajnime për kujdestarë të të moshuarve, duke mundësuar zhvillim profesional dhe fitimin e aftësive të nevojshme për këtë profesion fisnik. Programet tona të trajnimit janë krijuar sipas standardeve më të larta dhe përgatisin pjesëmarrësit për të përballuar në mënyrë efektive dhe humane sfidat e kujdesit.

Pse të na zgjidhni ne?

            •          Besueshmëri: Kujdesemi për çdo përdorues me përkushtim dhe respekt maksimal.

            •          Disponueshmëri: Jemi aktivë në katër komuna, me mundësi për të zgjeruar shërbimet tona.

            •          Fleksibilitet: Ne përshtatim çdo shërbim sipas nevojave specifike të përdoruesve tanë.

            •          Mision social: Si një ndërmarrje sociale, çdo aspekt i punës sonë është i fokusuar në përmirësimin e jetës së komunitetit.

Të afërmit tuaj meritojnë më të mirën. Na lejoni të ofrojmë një kujdes që bën ndryshim në jetën e tyre.

Së bashku, krijojmë një jetë të mbushur me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet.

Vizioni ynë është të ndërtojmë një shoqëri ku të moshuarit ndihen të dashur, të mbështetur dhe të vlerësuar.

Nëse keni nevojë për shërbimet tona ose dëshironi të mësoni më shumë, ju inkurajojmë të na kontaktoni. Me përpjekje të përbashkëta, mund të sigurojmë kujdes dinjitoz dhe cilësor për çdo të moshuar.

Shërbimet Tona

  • Trego të gjitha
  • Instumentale
  • Тhemelore
Mirëmbajtja e higjienës personale
Ndihmë gjatë larjes së fytyrës, duarve dhe dhëmbeve, larja e flokëve, larje (tush), rruajtje, prerja e thonjëve dhe të ngjajshme
Ndihmë gjatë veshjes-zhveshjes
Matja e Shtypjes
Ndihmë në pastrimin e hapsirave dhe aparateve në shëpi
Kryerjen e detyrave më të lehta të shtëpisë siç janë: larja e enëve,shtrimi i shtratit,etj
Ndihmë në larjen,tharrjen dhe hekurosjen e rrobave,mirëmbajtjen e këpucëve,etj.
Ndihmë në planifikimin,përgatitjen,ngrohjen dhe shërbimin e vakteve ushqimore dhe pijeve të përshtatshme.
Ndihmë në blerje më të vogla dhe më të mëdha të ushqimeve,pijeve,veshjeve,gazetave dhe të ngjajshme
Ndihmë për përdorimin e transportit publik,kombi taksi,etj
Ndihmë në koordinimin[administrimin]e barnave në kohën e duhur dhe dozën e duhur,trajtimin e plagëve.
Kontroll të funksioneve vitale siç janë: shtypjen e gjakut,temperaturën e trupit,nivelin e sheqerit ne gjak,etj.
Ndihmë në përdorimin e telefonit dhe paisjeve tjera dmth gjetjen dhe thirrjen e numrave,përdorimin e radios,kompjuterit etj.
Ndihmë në kryerjen e nevojave fiziologjike,ndihmë për të shkuar në tualet,të pastrohet pas përdorimit të tualetit.
Ndihmë për të lëvizur brenda dhe jashta shtëpisë.
Ndihmë gjatë të ushqyerit.
Ndihmë në ndërimin e pelenave dhe çarçafëve.
Ndihmë në larjen,tharrjen dhe hekurosjen e rrobave,mirëmbajtjen e këpucëve,etj.

Kërkesë për përkujdesje

Kombësia

Gjinia

Komuna

Arsimimi

Aplikim për punë

CV

Diploma e Shkollës

Arsimimi

Kombësia

Gjinia

Komuna

Data e lindjes

Kontakt

Lokacioni:

Ул. Скопски пат 15

Orari Punës:

Mon-Fri: 08:00 AM - 16:00 PM

Email:

info@ihs.mk

Telefon:

+389 75 405 905

Loading

Lajme nga IHS+